Transmetuar më 02-05-2018, 16:08

Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rrokullisjes së një autobusi të linjës Prishtinë-Lubljanë.

Ngjarja është raportuar sot nga një prej personave dëshmitarë, i cili tha se shumë prej tyre janë çuar me urgjencë në spital.Aksidenti ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në një spital në Prokuples.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, i cili mund të kishte përfunduar edhe më keq.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/