Transmetuar më 04-05-2018, 14:15

U rrit në rrugët e varfra periferike të Londrës ku mbizotëronte krimi dhe dhuna, por puna e bëri atë pasanik. Dikur bënte punë nga ato që quhen të rëndomta, por tani punon me njerëzit më të pasur.

Ndërsa disa nga shokët e tij humbën jetën si pasojë e dhunës mes të rinjve ose u bënë pjesë e bandave të krimit, Gideon King bëri ndryshimin. Ai nisi të punonte si lavazhier, dhe duke grumbulluar para, i hyri biznesit. Sot në moshën 40-vjeçare ai ka një prej kompanive që modifikon makinat luksoze të pasanikëve me bazë në Katar.

“Jam rritur në një zonë ku dhuna ishte në nivele mjaft të larta. Nëse shkojë në një klub nate ishte e sigurt që do të kishte përleshje. Kam humbur një mik të ngushtë, i cili është qëlluar me thikë brenda në kolegj dhe për mua ka qenë një humbje e tmerrshme”, tregon 40-vjeçari.

Ai rrëfen se si e ka nisur biznesin në fillim. Nga puna lavazhier, nisi të shesë celularë, e më pas themeloi një kompani sigurie.

Sot ai ka mjaft sukses duke modifikuar makinat më luksoze në botë, Lamborghini, Bentley, Bugatti etj. “Mendjet e të rinjve janë “helmuar” nga fitimi i shpejt i parave, por kjo nuk është rruga e duhur sepse të shtyn drejt krimit dhe drogës”, shprehet Gideon King./a.m./noa.al/