Transmetuar më 06-05-2018, 15:10

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, në Kosovë, Arben Dreshaj, ka gjetur një foshnjë të braktisur.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa fëmija i futur në një kuti kartoni, ishte vendosur mbi makinën e tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili tha se sot, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia ka gjetur foshnjën e braktisur.

“Pasi kam dalë nga xhamia pas faljes së namazit të sabahut, mbi veturën time kam gjetur një pakon, në të cilën ishte foshnja. Menjëherë kam thirrur policinë dhe ambulancën”, tha Imami Dreshaj.

Për fat të mirë, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. /k.k/noa.al/