Transmetuar më 07-05-2018, 12:59

Një jaht mahnitës i cili fluturon në ujë me shpejtësi rekord. Quhet Foiler dhe është prodhuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kushton 990 mijë dollarë, por e veçanta e tij, është se ky jaht ngrihet një metër e gjysmë mbi ujë, duke evituar kontaktin me dallgët.

Gjithçka në sajë të dy këmbëzave prej karboni, të cilat mundësojnë ngritjen në lartësi.

Jahti është i gjatë pak më pak se dhjetë metra dhe ka dy motorë hibridë.

Pamjet e tij po përhapen me shpejtësi, të cilat mund ti shihni edhe në videon më poshtë. /a.y/noa.al