Transmetuar më 07-05-2018, 18:38

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, kanë gjetur sot trupin e pajetë të policit, Armend Trena.

Ai u gjet në orën 15:40, në kilometrin e 6-të, në hyrje të Hanit të Elezit nga vend i aksidentit në lumin Lepenc.

Trena, së bashku me kolegun e tij Malsor Dashi, u aksidentuan pak kohë më parë, dhe prej 29 prillit rezultuan të zhdukur.

Ndërkohë, trupi i policit tjetër, Malsor Dashi, u gjet pak ditë më parë. /k.k/noa.al/