Transmetuar më 08-05-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Moti mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat sjellin shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të vendit. Shira të konsiderueshëm priten gjatë mesditës dhe orëve të pasdites ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do ulen lehtë gjatë mëngjesit; më e ndjeshme rënia gjatë orëve të mesditës në zonat Qendrore dhe Jugore.

Era do vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Europa

Vijojnë vranësirat me shira të herë pas hershëm në Mesdheun Qendror dhe Juglindje të Europës por shira të izoluar do ketë Veriperëndimi i kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Qendrore si dhe pjesërisht Jugu i saj; mbeten në kushtet e kthjellimeve. /a.y/noa.al