Transmetuar më 08-05-2018, 18:38

Ushqimet që konsumojmë shpesh herë janë mjaft të rëndësishme për të zbutur vuajtjet që kemi nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Një studim i kryer së fundi nga Universiteti i San Antonios ka zbuluar se çokollata e zezë i ndihmon ndjeshëm personat që kanë probleme me shikimin.

Studimi zgjati 52 ditë dhe në të morën pjesë 9 burra dhe 21 femra të cilët konsumuan gjatë kësaj periudhe çokollatë të zezë dhe të bardhë të ndarë në grupe.

“Pas testimit të mprehtësisë vizuale, u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë kishte sjellë 60 % përmirësim të shikimit” tha Dr. Rabin që udhëhoqi studimin.

Çokollata e zezë është e pasur me flavonol një përbërës bime antioksidues shumë i rëndësishëm. Ky përbërës zbut efektet e sëmundjeve si Parkinsoni dhe Alzheimeri./a.m./noa.al/