Transmetuar më 08-05-2018, 21:07

Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, këndon sonte sot i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandë. 

Ndaj mbarë opinioni artdashës shqiptar po e mban të mbërthyer vëmendjen në Lisbonë ku sot nis Eurosong 2018.

Një ditë më parë Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij pushtuan skenën gjatë provës gjenerale. Kënga “Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm.

Zëri i  Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.

Ai shoqërohet nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani. 

Ju mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH1 HD, duke klikuar këtu.

Image may contain: 1 person

Delegacioni Shqiptar në “Blue Carpet”

Të hënën në mbrëmje teksa do të zhvillohet prova gjenerale e natës së parë të Festivalit Europian të Këngës, për këngëtarin tonë përfaqësues Eugent Bushpepa, do të paraqesë një rëndësi të veçantë, pasi në këtë provë bëhet votimi nga juritë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, do te përcaktojnë kalimin ose jo në finalen e madhe të datës 12 maj.

Eurosong 2018, sot nata e Bushpepës

Pjesëtarët e jurisë, përfaqësues të Shqipërisë janë: 1. Elton Deda- Kryetar Jurie 2. Kamela Islamaj- Anëtare Jurie 3. Rosela Gjylbeku- Anëtare Jurie 4. Bojken Lako- Anëtar Jurie 5. Ben Andoni- Anëtar Jurie 6. Eneda Tarifa- Anëtare në Dispozicion

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurojnë 19-të shtete, të cilet janë: (Azerbaxhan; Islandë; Shqipëri; Belgjikë; Republika Çeke; Lituani; Izrael; Biellorusi; Estoni; Bullgari; Maqedoni; Kroaci; Austri; Greqi; Finland; Armeni; Zvicër; Irland; Qipro).