Transmetuar më 10-05-2018, 11:29

Sëmundja e kancerit viteve të fundit është shtuar në mënyrë të ndjeshme. Më shumë se sa vdekja në rastet ekstreme, frika më e madhe është për vuajtjet që përjetojnë personat e prekura nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Janë një sërë faktorësh që rrisin rrezikun e të prekurit nga kanceri, mes tyre më të përhapurit janë duhanpirja dhe obeziteti, por edhe disa faktorë gjenetik.

Por ajo që nuk dini është se mes faktorëve të riskut për tu prekur nga tumori, është edhe puna gjatë natës, sidomos për femrat.

Sipas një studimi kinez të zhvilluar nga Key Laboratory of Biotherapy and Cancer Center, pranë Sichuan University në Chengdu, të Kinës, femrat që punojnë natën rrezikojnë 41% më shumë që të preken nga kanceri në lëkurë.

Gjithashtu ato rrezikojnë me 32% më shumë nga kanceri i gjirit dhe 18% më shumë nga kanceri në stomak, shkruan noa.al.

Studimi u krye në një kampion femrash nga shtete të ndryshme të botës, nga Europa, Amerika e Veriut, Azia dhe Australia.  

Studiuesit zbuluan një lidhje mes punës gjatë natës dhe gjashtë lloje të ndryshme tumoresh, ku rezultoi se femrat që punonin natën, rrezikonin të prekeshin nga kanceri me 19% më shumë, në raport me ato që kishin një stil jete të shëndetshëm. /a.y/noa.al