Transmetuar më 10-05-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë Juglindja. Pjesa e dytë e ditës intensifikon shirat në Jug dhe pjesërisht në Qendër por shira të pakët do të ketë Veriu ndërsa mbetet pa shira pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante në Veri por rritje të lehtë do të ketë Qendra dhe Jugu gjatë mëngjesit dhe orëve të mesditës.

Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Europa

Veriperëndimi dhe Europa Jugore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në Juglindje dhe rajonin e Egjeut. Ndërsa Europa Verilindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta. /a.y/noa.al