Transmetuar më 10-05-2018, 17:19

12 qershori do të jetë data kur dy liderët, ai amerikan me atë të Koresë së Veriut, do të takohen së bashku në atë që është cilësuar si hapo historic mes vendeve.

Donald Trump do të takohen në Singapor, lajm të cilin e ka bërë publik lideri i Washington.

“Takimi i parashikuar midis meje dhe Kim Jong Un do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Ne të dy do të përpiqemi ta bëjmë atë një moment shumë të veçantë për Paqen Botërore!” shkroi Trump ne Tëitter.

Presidenti Trump tha të enjten herët në mëngjes se brenda tri ditësh do të publikohet koha dhe vendi i takimit, por ai nuk do të mbahet në zonë e çmilitarizuar mes dy Koreve, siç ishte paralajmëruar më herët. /k.k/noa.al/