Transmetuar më 11-05-2018, 08:42

Takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të mbahet në Singapor, më 12 qershor.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Trump me një postim në Twitter, ku shkruan, “Do mundohemi të dy që ta bëjmë një moment vërtetë special për paqen në botë!”

Ky takim përfaqëson një kthesë të rëndësishme në rrugën e paqes me Korenë e Veriut.

Pak javë më parë, Kim, lajmëroi se në maj do të mbyllet vendi i testimeve nukleare në Punggye-ri, teksa mori pjesë në një samit me homologun e Koresë ssë Jugut, Moon Jae-in.

Liderët e dy koreve deklaruan se brenda vitit do të firmosin edhe një traktat paqeje.

Nga ana e tij Kim u shpreh i gatshëm për të vijuar me procesin e plotë të denuklearizimit të gadishullit. /a.y/noa.al