Transmetuar më 11-05-2018, 10:31

Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë në katin e pestë, në apartamentin e tij, në sheshin Garibaldi, në Milano të Italisë.

Vogëlushi me origjinë afgane, pasditen e kësaj të enjteje, po ndiqte një top i cili doli nga kangjellat e ballkonit dhe në tentativë për ta kapur, ra nga lartësua.

I mituri humbi jetën pak pas transferimit në spitalin San Raffaele.

Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodhej nëna dhe vëllai i vogëlushit, të cilët nuk panë asgjë çfarë ndodhi, shkruan noa.al.

Sipas policisë, i mituri kishte hipur në një kosh me rroba të palara që ndodhej në ballkon, për të parë se ku kishte rënë topi, por humbi ekuilibri. /a.y/noa.al