Transmetuar më 11-05-2018, 20:13
Një episod i pakëndshëm është regjistruar në Jose Maria Cordova, në Kolumbi.
Një burrë i tha gruas së vet se do të shkonte për një udhëtim jashtë vendit, por bashkëshortja vendosi që ta ndiqte për të parë se çfarë planesh kishte.
Kur e zbuloi, u shokua dhe mbeti pa fjalë.
Burri kishte planifikuar që bënte një udhëtim me dashnoren e tij, por situata në aeroport u rëndua.
Gruaja ka zbuluar që bashkëshorti i saj do të bënte një udhëtim me dashnoren e tij dhe pikërisht në momentin e check-in ajo ndërhyn.
Skena është filmuar nga një pasagjer në aeroportin Jose Maria Cordova, në Kolumbi, duke u bërë video virale.
Në pamje shfaqet bashkëshortja që ka kapur nga flokët dashnoren, teksa burri përpiqet ta qetësojë. /k.k/noa.al/