Transmetuar më 11-05-2018, 20:36

Një turist britanik, në mënyrë të pakuptueshme u shtri në mes të rrugës në Ibiza, duke u bërë pengesë për kalimin e automjeteve.

Ai pretendoi të bënte një lojë duke u shtirur sikur e kishte zënë gjumi, por u rrah barbarisht nga disa të paduruar nga veprimi i tij.

Makinat qëndronin në rradhë duke pritur që ai të lëvizte, ndërkohë që të paktën 6 persona që po qëndronin me motora jashtë një supermarketi dolën duke e goditur me shkelma. Pati dhe të tjerë që përdorën shkopinj.

Sapo erdhi policia, të gjithë u larguan dhe viktima nuk pranoi të merrte mjekim në spital pasi shërbimet e urgjencës u kujdesën në vendngjarje për të.

Edhe pse u godit rëndë, ai nuk pranoi t’i denonconte personat, por policia ka nisur kërkimet për burrat që udhëtonin me një BMW pasi mendohet se e kanë goditur me thikë. /k.k/noa.al/