Transmetuar më 12-05-2018, 08:38

Një zëdhënës i policisë zbuloi se i dyshuari për vrasje u ndje i irrituar për pyetjen e një gruaje se kur do të martohej.

Policia e Kampung Pasir Jonge, në Indonezi, arrestoi një 28-vjeçar, të identifikuar si Faiz Nurdin, i cili ka mbytur një fqinj shtatzënë pasi ajo e pyeste shpesh për planet e tij rreth martesës.

Viktimë mbeti, Aisyah, një grua 32-vjeçare, ajo u mbyt në dhomën e saj të gjumit pas një bisede që kishte pasur me të dyshuarin Nurdin.

Ai dyshohet se u largua me telefonin e viktimës dhe një tufë të hollash prej 59 dollarë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se i dyshuari për vrasje e mbyti viktimën, sepse ai ishte i zemëruar për shkak të presionit lidhur me pyetjen se kur do martohej.

"Faiz pse nuk martohesh, të tjerët janë martuar, ti pse nuk je martuar akoma?"

Këto fjalë fyen të dyshuarin, "thotë një përfaqësues për departamentin e zbatimit të ligjit në Indonezi.

Nurdin, mori një gërvishtje në trup nga gishtat e viktimës, ai ka të ngjarë të kalojë pjesën tjetër të viteve të tij të jetës në burg nëse dënohet për vrasje./m.sh/noa.al/