Transmetuar më 12-05-2018, 15:27

Ky është horoskopi për ditën e diel, 13 maj 2018 që Noa.al sjell për ju.

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Një ditë jo e mirë në dashuri për ju pasi mund të keni momente nervozizmi me partnerin tuaj. Përsa i përket punës, një kolegu juaj nuk do të jetë në anën tënde, por duhet të ruani kontrollin. Nga ana shëndetësore çdo gjë shkon mirë.

Demi: Një ditë mjaft e mirë kjo e sotmja për ju. Ditë pozitive porsa i përket ndjenjave tuaja. Do të keni njohje të reja plot emocione. Ndërkaq në punë diçka po ndryshon për mirë. Shfrytëzoni këtë moment.

Binjakët: Një ditë e mirë parashikohet nga yjet edhe për këtë shenjë. Përsa i përket dashurisë do të jetoni momente të rendësishme në lidhje edhe me të ardhmen. Në punë nuk do mungojnë idetë e mira dhe mundësitë për përmirësim. Mbani shëndetin nën kontroll.

Gaforrja: Një ditë jo shumë e mirë për ju. Në dashuri do të kaloni një ditë aspak të qetë, ndërsa këshillohet të mbani nën kontroll nervat tuaja. Edhe në punë do të keni një ditë aspak të qetë, çështjet më rendësi lërini në mënyrë që ti trajtoni javën e ardhshme. Lodhje edhe në shëndetin tuaj.

Luani: Një ditë pozitive porsa i përket aspektit tuaj romantik. Nëse marrëdhënia nuk po shkon mirë, sot do të sqaroni gjithçka. Nëse diçka nuk po shkon mirë në punë, mos u shqetësoni. Do të kalojë mirë çdo gjë. Tregoni kujdes nga lodhja e tepërt.

Virgjëresha: Ditë e mirë edhe për shenjën tuaj në dashuri. Ndryshime të mundshme pritet të ndodhin në jetën tuaj. Përsa i përket punës, nëse po mendoni për diçka të re, është mirë që ti besoni edhe njerëzve të tjerë. Me shëndetin gjithçka mirë.

Peshorja: Një ditë jo e mirë në dashuri për ju. Evitoni momentet e nervozizmit. Lajme të reja në punë për ju. Diçka e mirë mund të konkretizohet deri në fund të muajit. Mbani shëndetin nën kontroll.

Akrepi: Një lajm i mirë për ju në dashuri. Raportet jo të mira do të përmirësohen sot. Nuk ka të reja në punë për ju por për një kohë të shkurtër do të duhet të bëni zgjedhje të rendësishme. Shëndeti juaj po e rimerr veten.

Shigjetari: Ditë pozitive për ju porsa i përket aspektit romantik. Tregoni kujdes vetëm nëse keni të bëni me shenjën e Dashit. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani gjithçka nën kontroll. Shëndeti juaj do të përmirësohet gjatë pasdites.

Bricjapi: Ju përket ju nëse doni që të keni një ditë të mirë në dashuri. Nëse diçka nuk po shkon si duhet, është momenti për të folur dhe për të sqaruar gjithçka. Ndërkaq të reja në punë. Mund të keni detyrë të re në ditët në vazhdim. Shëndeti po e rimerr veten.

Ujori: Një ditë e mirë për ju në dashuri. janë të favorizuara shenjat e Shigjetarit dhe Dashit. Lajme të mira në punë, ku shumë shpejt do takoni një njeri special. Shkoni dhe bëni një vizitë te mjeku pasi shëndeti juaj e ka të nevojshme.

Peshqit: Një ditë jo e mirë në dashuri për ju, ku nuk do të mungojnë debatet. Në puën gjërat po shkojnë mirë dhe ekonomikisht gjithashtu do jeni mirë. Mos e shfrytëzoni shumë trupin, nëse doni të jeni mirë me shëndet./a.k/noa.al/