Transmetuar më 12-05-2018, 17:54

Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qerave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë.

Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur.

23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij. Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro.

Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.

Nga asgjë, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze.

Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb.

“Chez Hélène-Amboise”, që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise./a.k/noa.al/