Transmetuar më 14-05-2018, 08:42

Kur humbet një person të shtrenjtë çfarëdo gjëje që ngjall kujtime, kthehet në një eksperiencë me emocione shumë të forta.

Këtë e di mirë një 37-vjeçar amerikan nga Massachusetts, i cili ka humbur babanë gjashtë vite më parë, i ndarë nga jeta prej kancerit në mushkëri.

Stephen, nga Worcester, nuk po ju besonte syve, kur në celular i mbërriti një mesazh nga numri i babait të ndjerë. Nxitoi që ta lexonte, por në mesazh shkruhej vetëm “test”.

Ai mendoi se mesazhi ishte dërguar nga nëna e tij me telefonin e vjetër të të atit.

Duke folur për sajtin UNILAD, ai tha se, “E mora këtë mesazh mëngjesin e së shtunës. U befasova, por mendova se ma kishte dërguar nëna. U ndjeva keq, sepse më mungon. U ndjeva keq pasi ai nuk jeton më, kështu që është e pamundur që të më ketë dërguar një mesazh”.

Por pak pasi mori mesazhin e parë erdhi edhe i dyti nga e ëma, e cila i shkruante, “Po dërgoj një mesazh nga telefoni i vjetër i babait tënd, për të parë nëse punon”.

Por ai nuk duroi dhe e pyeti se pse nuk përdori telefonin e saj apo pse nuk e ka dërguar mesazhin më parë.

Por pasi foli me nënën, ai zbuloi se e ëma nuk e kishte ndërprerë asnjëherë kontratën dhe telefoni ishte aktiv gjatë gjithë këtyre viteve.

Stephen e ndau eksperiencën e tij në Twitter, duke ndarë emocionet e forta që përjetoi. /a.y/noa.al