Transmetuar më 14-05-2018, 10:24

Herpesi është një virus që prek një në gjashtë të rritur.

Pas shumë studimeve, duket se më në fund shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Pensilvanisë janë shumë pranë zbulimit të një vaksine efektive.

Testimet e kryera te derrat dhe majmunët kanë rezultuar efektive.

Pritet që brenda pak vitesh të bëhen testime edhe te njerëzit. Hulumtuesit janë mjaft optimistë për rezultatet që mund të jepen.

Në testimet e kryera te kafshët, pati rezultate të mira edhe për trajtimin e kafshëve të prekura nga herpesi gjenital. Pra u dhanë rezultate jo vetëm te parandalimi, por edhe te trajtimi. /a.m./noa.al/