Transmetuar më 14-05-2018, 15:02

Një grup të rinjsh kanë sulmuar me bomba molotovi banesën e shtëpisë së ministrit grek të shtetit, Alekos Flambouraris.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në Strefi Hill, Athinë, ku të rinjtë hodhën bomba në drejtim të patrullës së policisë dhe banesës së ministrit.

Nga sulmi u dëmtuan vetëm tre makina të parkuara, por ka shkaktuar panik në familjen e zyrtarit.

Gjysmë ore më vonë, pati një tjetër sulm nga të rinjtë kundër një patrulle policie të vendosur jashtë zyrave të partisë PASOK, në rrugën Harilaou Trikoupi, gjë që nuk rezultoi me lëndime apo dëmtime.

Ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve. /k.k/noa.al/