Transmetuar më 15-05-2018, 13:13

Të ecësh mbas pa treguar kujdesin e duhur dhe të përplasesh me një avion tjetër, në pistën e aeroportit.

Është kjo ajo që ka ndodhur në pistën e aeroportit, ku një avion që ishte në ngritje u përplas me një tjetër që sapo ishte ulur, duke u dëmtuar bishti i njërës prej tyre.

Është kjo ajo që ndodhi në aeroportin turk të Stambollit, “Istanbul- Atatürk”, ku një avion i ‘Asiana Airlines’, shkatërroi pjesën e pasme të një avioni turk të “Turkish Airlines”, i cili po bënte manovrat pak pas uljes.

Fatmirësisht asnjë pasagjer nuk mbeti i dëmtuar nga incidenti, i ndodhur këtë të diel.

Megjithatë hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e përplasjes. /a.y/noa.al