Transmetuar më 15-05-2018, 18:03

Ish-futbollisti i Premier Ligës, Jlloyd Samuel ka ndërruar jetë tragjikisht në makinën e tij.

Automjeti me të cilin ai udhëtonte shpërtheu në flakë, dhe ai u dogj brenda.

Gjithçka ndodhi pas përplasjes fatale me një kamion, në rrugët Warrington. Zjarrfikëset, policia si dhe një helikopter kanë shkuar me emergjencë në vendin e ngjarjes, por gjithçka ishte e kotë.

Siç raportojnë dëshmitarët, ai ka tentuar të thyejë xhamat e makinës, teksa automjeti kishte shpërthyer në flakë.

Sipas raportimeve, ai po kthehej për në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë.

Ai ishte 37 vjeç, dhe ka qenë pjesë e ekipeve si Aston Vila dhe Bolton më parë. /k.k/noa.al/