Transmetuar më 16-05-2018, 11:05

Ashtu siç ishte paralajmëruar në një takim mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të biznesit të vogël para disa javësh, qeveria duket se ka vendosur të rrisë pragun për klasifikimin e bizneseve të vogla.

Nga një Janari i vitit të ardhshëm, nga tetë milionë të reja, pragu për bizneset e vogla do të rritet në 14 milionë.

Kjo do të thotë se taksa mbi tatim-fitimin automatikisht do të zbresë nga 15 në 5 % për mbi 10 mijë biznese.

Lajmi u bë publik nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

“Bizneset nga 8 deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi 5%, përr shkak të rritjes së pragut të tatim fitimit dhe TVSH-së, nga 8 në 14 milionë lekë. Kjo pritet që të hyjë në fuqi maksimumi në një Janar të vitit të ardhshëm. Nga kjo pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë biznese”, tha Ahmetaj./a.m./noa.al/