Transmetuar më 16-05-2018, 13:28

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, kaloi këtë të martë urën e re që lidh Rusinë me Krimenë, duke drejtuar një kamion portokalli, duke inauguruar zonën që do kalojnë makinat. Bëhet fjalë për një urë simbol!

Pas kamionit të Putin i cili mbante veshur xhinse dhe xhaketë të zezë, ishin me dhjetëra kamionë të tjerë.

E gjatë 19 kilometra, ura e Krimesë synon në reduktimin e izolimit në gadishullin e aneksuar nga Moska në vitin 2014, përmes distriktit të Kerc.

Por menjëherë pas inaugurimit nisën polemikat. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, në një intervistë për Afp, dënoi inaugurimin e urës, duke thënë se cenon të drejtën ndërkombëtare.

“Rusia ka ndërtuar urën e Kerc për gadishullin e Krimesë, pa konsensusin e Ukrainës”, komentoi zëdhënësi i shërbimeve për politikën e jashtme në Bashkimin Europian.

Më tej shtoi se është një tjetër dhunim i sovranitetit dhe integriteti territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, shkruan noa.al.

Qëndrimi mbyllej me fjalët, “Bashkimi Europian vijon të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë dhe nuk do e njohë këtë dhunim të së drejtës ndërkombëtare”. /a.y/noa.al