Transmetuar më 17-05-2018, 14:04

Tiranë, NOA.al- Kryesisht me kthjellime mbeten zonat veriore por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Orët e pasdites shtojnë vranësirat në të gjithë territorin por më të dendura në zonat Jugore duke sjellë shira të dobët dhe të izoluara në Juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje me të paktën 2°C sjellin orët e mesditës; më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.

Europa

Me vranësira të shpeshta e shira të herë pas hershëm mbetet Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht zonat Qendrore dhe Lindore të saj. Por pjesa më e madhe e Europës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare. /a.y/noa.al