Transmetuar më 17-05-2018, 20:51

ISIS nuk ndalet me kërcënimet në prag të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Rusi gjatë kësaj vere.

Këtë herë ISIS ka kërcënuar dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

ISIS ka publikuar fotografi të të dy lojtarëve duke ua prerë kokat në fushën e futbollit, teksa në të shkruhet: “Gjaku juaj do ta lajë tokën”.

Të dy futbollistët marrin pjesë në kampionatin botëror të futbollit, ku Lionel Messi përfaqëson Argjentinën, ndërsa Cristiano Ronaldo përfaqëson Portugalinë.

Ditë më parë, ISIS e paralajmëroi e presidentin e Rusisë, Vladimir Putin: “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”./a.k/noa.al/