Transmetuar më 17-05-2018, 21:34

Ish- kapiteni i Meksikës dhe futbollisti i Barcelonës, Rafael Marquez pak kohë më parë ka nisur një beteje ligjore kundër Departamentit Amerikan të Thesarit, të cilët e akuzojnë për evazion fiskal.

Por së fundmi ai mund të bëhet një rekordmen, së bashku me Antonio Carbahal, italianin Gianluigi Bufon dhe gjermanin Lothar Mateus, si të vetmit futbollistë, të cilët kanë luajtur në 5 Botërorë të ndryshëm.

Marquez, dy herë kampioni i Europës me skuadrën katalanase do të shkojë në Botëror si një futbollist që është larguar nga fushat e blerta.

Ai njoftoi më 19 prill se do të tërhiqej nga futbolli. Dhe kështu ndodhi pasi luajti ndeshjen e fundit 10 ditë më vonë.

Por kombëtarja e tij mendon se 39-vjeçari ka ende çfarë mund t’i ofrojë Meksikës edhe pas 20 viteve karrierë dhe ai ka besimin e plotë të trajnerit Huan Carlos Osorio edhe për këtë sfidë të fundit në karrierë./m.sh/noa.al/