Një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi shkolle me 46 nxënës në bord, në Mount Olive, New Jersey, SHBA.
Autobusi u përplas mesditën e kësaj të enjteje, me një kamion që transportonte mbeturina.
Policia deklaroi se përplasja ishte e fuqishme, sa që kabina e autobusit u shkëput nga pjesa tjetër e mjetit.
Menjëherë pas aksidentit autostrada u mbyll në të dy drejtimet, ndërsa ambulanca të shumta mbërritën ën vendin e ngjarjes, për t’iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve.
Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum, shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ku deklaroi se, “Është një skenë e tmerrshme”.
Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al