Transmetuar më 18-05-2018, 09:44

Epo dikush tha se “jane te penduar ata dhe mund te merret deshmia e tyre”, por pse A.Veliu nuk mund te perfitoje kete status kur ai denoncon nje rrjet te trafikut te droges apo ai ka ngaterruar rruge ka kaluar nga opozita!??

Nga Flamur Vezaj / SHBA

Po shihja debatet ne Shqiperi qe aludonin se deshmitari A.Veliu njeheraz denoncues i rrjetit te trafikut te droges se vellait te “ndershem” te Ministrit te Brendshem qenka i pabesueshem! Me arsyetimin se “eshte nje i denuar per trafik droge apo me precedent penal ne te shkuaren”! Po me gjeni nje denoncues apo deshmitar deri tani ne proceset e medha ne Shqiperi qe nuk ka pas probleme me ligjin!??? Se jane keta individ qe futen ne grupe te caktuara kriminale dhe jo nje i ndershem! Keta te fundit denoncimet e shumta i bejne te emisionet si “Stop”, “Fiks Fare” etj, e qe jane te pafundme rastet kur edhe prokuroria i ka marr dhe i ka trajtuar me kujdes duke marr te mireqene fjalet e denoncuesve!

Ti kthehem rasteve kur personat qe kane denoncuar krime kane qene pjesemarres ne keto krime ose si deshmitar okular apo qe kane pas dijeni per nje ceshtje te caktuar!

Rasti me i diskutueshem ne Shqiperi ka qene deshmitari qe identifikoi A.Frrokun si vrases te kryekomisarit! Ky deshmitari nder te tjera ne te kaluaren e tij ka qene i denuar edhe per “mashtrim” dhe gjykata e pranoi deshmin e tij duke denuar A.Frrokun mbi bazen e deshmise se ketij personi me burgim te perjetshem! E pse ne rastin Frroku deshmitari paska pas te drejt dhe eshte pranuar deshmia e tij dhe ky A.Veliu i denuar per trafik droge dhe jo akuze  “mashtrim” nuk duhet besuar!!!!??

Disa raste tjera:

#Banda e Lul Berishes u denua nga deshmia e vrasesit Adriatik Coli, disa edhe me burg te perjetshem, denoncuesi ishte vrases!

#Banda e Cerrikut u denua ne baze te deshmise se njerit prej autoreve qe moren pjese ne vrasjen e policeve!

#Banda e tritolit u zberthye dhe u denuan pasi vet vrasesi Julian Sinanaj tregoi vrasjet!

#Banda e Shullazit po gjykohet dhe pritet denimi i tyre nga deshmia e nje biznesmeni i kercenuar (i shume perfolur edhe per mashtrime)!

#Banda e grabitesve si “babgjyshl u zberthye dhe u denuan nga deshmia e njerit te denuar per shume vjedhje e krime!

#Banda e vrasesve te drejtuar nga burgu nga i denuari A.Tafili u denuan nga rrefimi i vrasesit!

#Banda e grabitesve te makinave qe transportonin para u zberthye nga nje person i denuar qe vezhgonte levizjet e makinave me para!

E shume e shume raste te tjera…

Epo dikush tha se “jane te penduar ata dhe mund te merret deshmia e tyre”, por pse A.Veliu nuk mund te perfitoi kete status kur ai denoncon nje rrjet te trafikut te droges apo ai ka ngaterruar rruge ka kaluar nga opozita!?? Po D.Zagani ku e beri denoncimin dhe ku perfundoi, ju kujtohet!?!!

#Po pse ne rastet e “bandave”, deshmia e ketyre individeve duhet pranuar dhe deshmia e nje te denuari per trafik droge qe thote se vellai i ministrit vazhdon te drejtorj transportin e droges nga Shqiperia ne Itali nuk duhet pranuar!???

Dhe kete arsyetim po e degjoja edhe ne keto debate televizive nga lloj-lloj lepiresi qe mundohet te bej avokatin e vellait te ministrit dhe vet ministrit, e nga ana tjeter thone se flasin ne emer te opinionit publik! E kur e mendoj se vetequhen gazetar ose anal-iste me vjen per te vjell! Por prape i kuptoj se sistuate eshte e keqe ne Shqiperi, dikush do te perfitoi ca leke me shume duke bere avokatin e ministrit dhe vellait te tij pa ndonje argument bindes por me kunder akuza, dikush do te ruaj vendin e punes se te afermit te tij, disa te tjere bejne lepirjen se i duhet Xhafa per ti shpetuar burgut ose Vetingut te afermit e tyre dhe perfundimi qytetari behet lemsh dhe propaganda qeveritare bene punen e saj!

Nga ana tjeter them shyqyr qe jane keta debatet televizive qe ja kane thjeshtesuar gjykimin qytetarave per te bere dallimin mes nje GAZETARI dhe nje mercenari mediatik te te gjitha pushteteve!