Transmetuar më 18-05-2018, 14:42

Grabitet një supermarket në Tiranë, ku tre persona kanë thyer xhamin, për të kryer synimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e premtja.

Më konkretisht grabitja ka ndodhur tek një supermarket tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”.

Tre persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e supermarketit dhe kanë marrë kasafortën me para, sende të ndryshme dhe janë larguar me një makinë.

Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese