Transmetuar më 18-05-2018, 15:32

Një kamion i ngarkuar me dru ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur në Moglicë, dhe paraprakisht mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Noa ka mësuar se ngjarja ka ndodhur 24 orë më përpara, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia.

Të plagosurit, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës, u dërguan për në spitalin e Traumës, në Tiranë, dhe janë në gjendje të rënduar.

Po ashtu, burimet për Noa kanë konfirmuar se kamioni ishte mbushur me dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Në juglindje të vendit, prerja e paligjshme e pyjeve vijon të përbëjë problem. /k.k/noa.al/