Transmetuar më 18-05-2018, 16:18

Për pesë orë me radhë Albert Veliu, dëshmitari i pretenduar i Agron Xhafës, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me deklaratat që dha një ditë më parë, si dhe për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Ai u pa në ambientet e organit të akuzës rreth orës 11:00, ndërsa më herët ishte në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, dëshmia tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vjen një ditë pasi u pyet nga Prokuroria e Tiranës.

"Bashkëpunëtori X" është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana, dhe mësohet se ka konfirmuar atë që ka deklaruar në videon e publikuar ditën e djeshme. /k.k/noa.al/