Transmetuar më 18-05-2018, 17:52
Një person ka hyrë në një shkollë të mesme në Teksas dha ka shtënë me armë zjarri.
Deri më tani mësohet se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa agresori është arrestuar nga policia.
Burime mediatike amerikane japin shifra të ndryshme për viktimat. New York Times njofton për tre të vrarë, bazuar në njoftimet më të hershme të një zyrtari lokal.
Ndërkohë, CNN njofton për tetë viktima nga sulmi i rëndë.
Duke iu referuar mediave vendase, mësohet se ka edhe të lënduar, ku një prej tyre është efektiv policie.
Ngjarje të tilla janë të shpeshta në SHBA, ku në një hark të shkurtër kohor ky është sulmi i tretë. /k.k/noa.al/