Transmetuar më 18-05-2018, 18:21

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ambientete e brendshme të një lokali në  Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Postës, teksa Noa ka mësuar se autori është neutralizuar nga personat që ishin në lokal,.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. 

Po ashtu, burime nga vendi i ngjarjes kanë konfirmuar për Noa se personi ka qëlluar vetëm një herë me kallashnikov, dhe më pas është larguar për t’u kapur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Mësohet se shkak është bërë një konflikt që ka ka pasur në lokal, dhe pasi është larguar u kthye i armatosur. /k.k/noa.al/