Transmetuar më 18-05-2018, 18:57

Personi që qëlloi me armë zjarri në një lokal në Vlorë pati një konflikt të mëparshëm, dhe më pas u largua për t’u rikthyer i armatosur.

Burime të Noa kanë bërë me dije nga vendi i ngjarjes se Besmir Gj, 31 vjeç, nga Vlora, u drejtua në një tavolinë me katër persona duke qëlluar vetëm një herë me kallashnikov.

Nuk dihet ekzaktësisht shënjestra, ndërsa nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

“Ai erdhi në lokal me një motoçikletë, dhe mjetin e la jashtë”, tha për Noa një dëshmitar.

Sakaq, menjëherë pas ngjarjes, disa persona që ndodheshin në lokal arritën që të neutralizojnë autorin, i cili më pas u transportua nga polica për në spital.

Në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ai u përplas me disa xhama dhe mori lëndime në trup. 

Aktualisht ndodhet në komisariatin e Vlorës. /k/k/noa.al/