Transmetuar më 18-05-2018, 19:48

Një krijesë misterioze, për të cilën disa besojnë se mund të jetë një luan, është filmuar duke u endur rrugëve në qytetin West Midlands, në Britani.

Dawn Paige tha se vuri re kafshën teksa kontrollonte kamerat e sigurisë, pasi dikush ishte duke lëvizur kazanët pranë shtëpisë në Oldbury.

"Mendoja se fëmijët ishin në mes tyre", tha ndihmësi 53-vjeçar i mësimdhënies.

"Pësova tronditje kur e pashë atë gjë. U drodha  fizikisht. Në fillim, mendova se duhet të ishte një qen i madh. Kam marrë xhirimin në punë dhe i pyeta disa nga mësuesit se çfarë mendonin ata, dhe ata pajtohen me mua, duket si një leopard ose një luan. Unë kam një qen të vogël dhe jam absolutisht i tmerruar për sigurinë e tij".

Duke qëndruar rreth një metër i gjatë, krijesa që lëviz në një mënyrë që i ngjan një maceje të madhe, duket se ka një bisht të gjatë.

Dudley Zoo, më pak se katër milje nga Oldbury dhe shtëpi për disa lloje të maceve të mëdha, tha se të gjitha kafshët e saj ishin në kafaz.

Kopshtin zoologjik shtoi se ekspertët e vet e kishin parë videon, por nuk ishin në gjendje të thonin me siguri se çfarë ishte krijesa. /k.k/noa.al/