Transmetuar më 18-05-2018, 21:22

Teksa opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në çështjen "Xhafaj", ai që gjithmonë flet me nota edhe të "ashpra", ambasadori amerikan Lu ka qëndruar i diferencuar.

Por pak orë pasi opozita njoftoi protestën e radhës të shtunën e 26 majit, në mbrëmje Basha ka shtrënguar duart me ambasadorin amerikan.

Nuk ishte një takim nga ata të zakonshmit në lidhje me aktualitetin politik, por pjesëmarrje në një aktivitet.

Fotoja është bërë gjatë aktivitetit të dekorimit të Drejtorit të Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.

Ambasada amerikane ka qëndruar e diferencuar në rastin e Agron Xhafës dhe akuzave të opozitës për ministrin Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë që pasi Xahfa mori postin e ministrit ambasadori Lu ishte ndër të parët që i dha mbështetjen./m.sh/noa.al/