Transmetuar më 18-05-2018, 23:12

Një person u plagos rëndë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 21:50 në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë, A.L, 21 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip “Jaguari” ka aksidentuar këmbësorin A.M, 32 vjeç.

Ata janë nga i njëjti fshat.

I aksidentuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./m.sh/noa.al/