Transmetuar më 19-05-2018, 08:59

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Drager, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Nga kontrollet gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës u bë arrestimi i S.B., pasi u kap në timon nën efektin e alkoolit në masën 0.77 mg/l në testin e parë dhe 0.70 mg/l në testin e dytë..

Një tjetër shofer u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l testi i parë dhe 0.69 mg/l testi i dytë.

Ndonëse prezenca e policisë është shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët drejtojnë mjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara me 152 km/h, 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit.

“Fundjava shijohet me shumë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se pasojat janë të mëdha. Përdor mjetet e transportit publik në rast se do të konsumosh alkool dhe shijojë fundjavën. Stop alkoolit në timon”, thuhet në apelin e policisë. /a.y/noa.al