Transmetuar më 19-05-2018, 09:21

Dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge, janë arrestuar këtë të premte nga policia e Korçës.

Lidhur me operacionin e zhvilluar më 25 mars ku u arrestuan katër persona, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg kanabis sativa, janë arrestuar dhe dy të tjerë.

Pas një hetimi tre mujor nga ana e policisë, u bë ndalimi i Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë dhe Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll.

Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë të Devollit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. /a.y/noa.al

Me 121 kg drogë në pyll, katër të arrestuar në Korçë