Transmetuar më 19-05-2018, 09:35

Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Elbasan.

Ngjarja është shënuar në në lagjen “5 Maj”, ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të Kujtim Borakaj 66 vjeç, pensionist.

Mësohet se makina ishte parkuar në rrugicën para banesës së Borakaj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili s’ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.

Aktualisht vijon puna e policisë dhe ekspertëve të zjarrfikëses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al