Transmetuar më 19-05-2018, 11:21

Duhet ta shoqëronte në çerdhen pranë shtëpisë, por e harroi në makinë dhe iku në punë. Kjo harresë bëri që vogëlushja italiane Giorgia vetëm 1 vjeçe, të gjejë vdekjen këtë të premte, brenda makinës së të atit në Pisa.

Gjithçka pasi babai e parkoi makinën para vendit të punës në diell, para kompanisë “San Pioero”, ku punonte si inxhinier.

Ngjarja shokuese u zbulua vetëm pasdite, kur nëna shkoi në çerdhe për të marrë të bijën dhe nuk e gjeti.  Ishte ora 16.00 e ditës së djeshme, kur e shqetësuar gruaja telefonoi të shoqin për ta pyetur për të bijën.

Kur kuptuan ç’kishte ndodhur bashkëshortët vrapuan nxitimthi drejt makinës, ku në sedijen e pasme, gjetën vogëlushen e vdekur, shkruan noa.al.

Trupi i së miturës u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore ku do ti bëhet autopsia. Bëhet me dije se babai i vogëlushes është në gjendje shoku dhe nuk është arritur edne të merret në pyetje. Duket se diçka nga puna e ka shqetësuar atë, sa që harroi të çonte të bijën në çerdhe. /a.y/noa.al