Transmetuar më 19-05-2018, 11:41

Një vajzë vetëm 2 vjeçe, humbi jetën këtë të enjte, pasi u qëllua me plumb në kokë, në Namur të Belgjikës. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa policia po ndiqte një furgon me 26 emigrantë klandestinë kurd.

Ndjekja zgjati rreth një orë, ndërsa më tej erdhën të shtënat. Mëngjesin e së enjtes, furgoni nuk i kishte ndaluar një postblloku, çka bëri që policia të nisë ndjekjen përgjatë autostradës E42, në dalje të Namur.

Në ndjekje u përfshinë 15 makina dhe 30 policë. Dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë, ndërkohë që mësohet se vogëlushja u godit me plumb në kokë.

Policia deklaron se nuk është ende i sigurtë fakti, nëse e shtëna u qëllua nga arma e një prej agjentëve, shkruan noa.al.

Mësohet se vogëlushja udhëtonte me të ëmën, e cila e mbante të nxjerrë gjysmë jashtë dritares, duke shpresuar se kështu policia nuk do të qëllonte. /a.y/noa.al