Transmetuar më 19-05-2018, 14:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia.

Rreth orës 12:15 të kësaj të shtune, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., pjesë e një grupi turistësh shqiptar.

Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një grykë kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit.

Gjithashtu vijon puna edhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S. /a.y/noa.al

Foto arkiv, pamje nga Shpella e Pëllumbasit