Transmetuar më 19-05-2018, 15:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia.

Rreth orës 12:15 të kësaj të shtune, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., pjesë e një grupi turistësh shqiptar.

Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Ndërsa shtetasi F. D., i cili fillimisht mbeti në një grykë kanioni, u nxorr prej aty dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai është dërguar për një kontroll në spital.

Gjithashtu vijon puna edhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S. /a.k/noa.al