Transmetuar më 19-05-2018, 16:28

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në lidhje me akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku sipas tij në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si “Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, por janë të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë”.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar”, është shprehur Balla.

Ai ka vijuar më tej në reagimin e tij duke thënë:

“Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, tha Balla sot nga Librazhdi./a.k/noa.al/