Transmetuar më 19-05-2018, 17:11

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se “Po pret me padurim provën shkencore të audio-përgjimit nga prokuroria”.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Paloka shkruan se “sa më shumë përpiqet dhe i mbron aq më shume zhytet në llumin e tij të krimit, aq më i pashprese bëhet”.

“E nxorri koken fare pak nga llumi , sa per te treguar se po kapen fundin. Sa me shume perpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet. Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizen per pergjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferences me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizen e prokurorise se tij”, shprehet Paloka në reagimin e tij.

Ai vijon më tej duke thënë se “mblodhi llumin e krimit dhe drogës dhe ja paraqiti shqiptarëve si xhevahirë duke i bërë kryetarë bashkie, deputetë e ministra…”

“Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra… Edvin , je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurine tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve . Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera…”, shprehet Paloka./a.k/noa.al/