Transmetuar më 19-05-2018, 22:15

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, por këtë herë nuk bëhen tifozët, por futbollistët.

Fundi i ndeshjes mes Shkumbinit dhe Veleçikut u përfshi nga tensioni dhe dhuna.

Shkumbini i Peqinit e humbi ndeshjen me rezultain 0 – 1 duke u rrëzuar në Kategorinë e Dytë.

Por duket se me këtë realitet nuk pajtohej lojtari i Shkumbinit, Klajdi Kola i cili pas përfundimit të ndeshjes grushtoi disa herë arbitrin.

Shkak për këtë episod u bë një penallti në minutën e 80-të që gjyqtari dha në favor të Veleçikut.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që të qetësohej situata./m.sh/noa.al/