Transmetuar më 19-05-2018, 22:37

Jup Heynkes largohet me humbje nga drejtimi i Bayern Munchen.

Në ndeshjen e fundit përballë Eintracht Frankfurt, Bayern humben Kupen e Gjermanisë.

1-3 fitoi Frankfurt në finale kundër Bajern Munchen duke marrë trofeun e parë që nga viti 1988.

Dopieta e Ante Rebiç, dhe goli i Mijat Gacinoviç, bënë të pavlefshëm rrjetën e Levandovskit për bavarezët.

Trajneri Kovaç i Frankfurtit, mposhti kështu Bajernin në finale, të cilin do ta drejtojë që nga fillimi i sezonit tjetër. Ekipi i Hejnkes, e mbyll sezonin vetëm me fitoren e Bundesligës.

Kujtojmë që Koçav nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me gjigandët gjermanë dhe do të nisë punën pak muaj më pas./m.sh/noa.al/